Chavez, mjekim të mëtejshëm ndaj kancerit
13/07/2011 21:35
Presidenti venezuelian Hugo Chavez ka bërë të ditur se pret që të ndjekë radioterapi ose kimioterapi në kuadër të trajtimit të tij ndaj kancerit.
Por presidenti nuk ka saktësuar se cfarë kanceri ka, në një intervistë telefonike me televizionin shtetëror të Venezuelës.
Chavez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike muajin e kaluar në Kubë për të hequr një tumor kanceroz.
Që nga kthimi në vendin e tij më 4 korrik, presidenti 56-vjecar ka ulur rendimentin e punës, sipas një sugjerimi të dhënë nga mjekët.
Chavez tha se operacioni të cilit iu nënshtrua në vendin fqinj ishte shumë i vështirë dhe zgjati rreth gjashtë orë.
Top Channel