Afganistan, vriten 5 ushtarë francezë

13/07/2011 16:35

Të paktën pesë ushtarë francezë kanë mbetur të vrarë në një atentat vetëvrasës në provincën veri-lindore të Afganistanit, Kapisa.

Vetë presidenti francez Nicolas Sarkozy konfirmoi se ushtarët janë vrarë teksa ndodheshin në detyrë në luginën e Tagabit.

Disa ushtarë të tjerë me të njëjtën kombësi mbetën të plagosur nga atentati, që ndodhi teksa ata po shoqëronin disa liderë tribalë.

Presidenti Sarkozy vizitoi Afganistanin ditën e martë, ku njoftoi se 1 mijë trupa franceze do të tërhiqen nga ky vend në fund të vitit të ardhshëm.

Atentatori iu afrua trupave franceze që po qëndronin pranë automjeteve të blinduara, para se të aktivizonte eksplozivin që kishte në trup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA