Shpronësohet RTSH, i hiqet e drejta për asetet

12/07/2011 16:20

Teksa në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik po
diskutohet Ligji për Transmetimet me zë ose me zë dhe figurë, ne
Komisionin e Ligjeve të hënën janë miratuar ndryshime në Ligjin për
Radiotelevizionin Publik dhe Privat.

Pa pjesëmarrjen e opozites, anëtaret e mazhorances kane miratuar amendamentin e propozuar nga deputeti Fatos Beja. Sipas ketij amendamenti Radio dhe Televizoni Publik Shqiptar shpronesohet nga asetet e tij, te cilat kalojne ne pronesi te shtetit. Cka do te thote se ato mund t’i nenshtrohen procedurave te shitjes apo dhenies me koncesion.Radio Televizoni Shqiptar ka nje liste te gjate me prona, nje pjese e te cilave ndodhen ne zona turistike apo prane rrugeve nacionale, cka u jep nje vlere edhe me te madhe ne treg. Sipas deputetit socialist Alfred Dalipi kjo eshte nje tentative e hershme e qeverisë per te transferuar pronat ne varesi te saj, e duke i hapur ne kete menyre rruge proceseve abuzive me shitjen e tyre.

“Zhveshja e transmetuesit publik nga e drejta e këtyre pronave, të con tek ideja se si cdo pronë publike që sot ka dalë në treg dhe shitet fare lirë për shkak sepse gishtin e vënë interesat tërësisht klanore edhe kjo pronë me këtë amendamend e zotit Beja do të bjerë pre e këtyre interesave”, tha Dalipi.

Sipas opozites gjate qeverisjes se djathte kane qene te paten tre tentativa te tjera permes te cilave eshte tentuar grabitja e pronave te RTSH-së.

“Nuk po flasim për prona që nuk kanë emër, që janë prona publike dhe janë të paemërtuara, por po flasim për prona të cilat kanë pronarë, që i njohin qëllimet edhe të operatorëve dhe të atyre operatorëve që i kanë vënë gishtin këtyre pronave jo tani por me kohë”, tha Dalipi.

Lista e tyre eshte e gjate dhe shkon nga zona turistike bregdetare ne Zvernec, ne 20 mije metrat katror ne kanalin e Cukes ne Sarande, ne Llogara, ne Sopot e Mile te Sarandes, Malin e Dajtit, Tarabosh te Shkodres e deri ne Kashar, Shijak, Mide, e Fllak. Ne pronesi te RTSH-së jane edhe ambiente prane godines qendrore te ketij institucioni ne kryeqytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA