Lumi Shkumbin në Elbasan është pothuajse njësoj si Lana në Tiranë. Në të
dy këto lumenj nuk rekomandohet futja në ujë për shkak të ndotjes shumë
të madhe të ujit dhe prezenca e larte mikrobike.
Specialistet e Shendetit Publik ne qarkun e Elbasanit u bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë plazhin në ujërat e lumit Shkumbin. Ky lume dikur i njohur per pastertine e ujërave te tij tashme eshte i paperdorshem dhe shkak jane ujërat e zeza qe derdhen ne te nga qytetet si Perrenjas, Librazhd, Elbasan, Peqin dhe shume komuna. Gjithashtu edhe nga sasia e madhe e mbeturinave urbane qe shkarkohen ne ujerat e lumit.
“Kemi filluar të bëjmë edhe ekzaminimin e ujërave të lumit Shkumbin edhe te grykederdhjes se Devollit. Lumi Shkumbin është me tepër problem për zonën poshtë Elbasanit”, tha Bujar Kllogjeri, drejtor i Shëndetit Publik në këtë qytet.
Elbasani vazhdon të mbetet faktor në ndotjen e lumit, pasi fusha e plehrave ndodhet buze lumit prej disa dekadash dhe lengjet e plehrave qe leshohen kur bie shi, shkarkohen direkt ne Shkumbin. Edhe mbetjet e Metalurgjisë, që janë ankoruar fare pranë lumit, sjellin pasoja negative për ujin, duke shkaktuar zhdukje të faunës dhe florës.
Top Channel