Rohan: Serbia, drejt njohjes së Kosovës
12/07/2011 12:45
Ish-numri dy në negociatat për pavarësinë e Kosovës, Albert Rohan, ka
përshëndetur marrëveshjet e arritura në bisedimet e reja mes palëve.
“Jam i kënaqur me dialogun aktual mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Rohan në një intervistë për të përditshmen kosovare “Zëri”.
Diplomati austriak ka shprehur bindjen e tij se, me pranimin e dialogut me përfaqësuesit e shtetit kosovar, “Serbia po tregon shenjat e njohjes së Kosovës”.
Top Channel