Regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi: Votimi, skandaloz
12/07/2011 10:15
Aleanca Kuq e Zi nuk njeh votimin në parlament të projektligjit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.
Aleanca ka shpërndarë foto të manipulimit të votimit në parlament, me pretendimin se deputetët votuan me dy duar, duke shënuar një skandal të paprecedentë të parlamentarizmit.
“Dy deputetë që votuan ndodheshin jashtë Shqipërisë. Kolegët e tyre shkelën rëndë Kushtetutën, pasi është pikërisht dokumenti themeltar i shtetit që thotë se vota është vetjake, ndaj ligji do të kontestohet”, thanë përfaqësuesit.
Sipas tyre procesi i regjistrimit ka nisur me falsifikim që në kuvend.
Top Channel