Shefi i marinës së Qipros, Andreas Ioannides, ishte mes 12 personave që mbetën të vrarë kur një sasi eksplozivi që ndodhej në konteinerë shpërtheu në bazën kryesore detare të vendit.
Komandanti i bazës Evangelos Florakis, Lambros Lambrou humbi gjithashtu jetën në këtë incident, pas të cilit ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i gardës dhanë dorëheqjen.
Një zëdhënës qeveritar ka deklaruar se një takim zyrtar i mbajtur pas ngjarjes vlerësoi se parametrat e sigurisë në këtë bazë duhen përmirësuar.
Komentet vijnë pasi i biri i Ioannides deklaroi se autoritetet kanë injoruar vazhdimisht deklaratat e tij mbi gjendjen e dobët të sigurisë së konteinerëve.
Sasia e eksplozivit, i cili ishte sekuestruar pasi kishte si destinacion Iranin, shpërtheu pasi konteinerët u përfshinë nga flakët.
Top Channel