Arkitektët dhe intelektualë për të disatën herë këmbëngulin se Qendra
Ndërkombëtare e Kultures “Pjetër Arbnori”, jo vetem nuk duhet te
asgjësohet pasi kjo godinë në formen e Piramidës mund të shfrytëzohet
për disa lloje shërbimesh.
Arkitekti Artan Shkreli thote me bindje se kjo godine, mund te kthehet ne nje qender multimediale bashkohore, ne nje teater, biblioteke kombetare, madje mund te sherbeje edhe si godine parlamenti.
“Funksioni kryesor duhet të ishte kulturor, ashtu sikurse mban edhe emrin që ka sot. Mund të ishte një qendër multimediale shumë e mirë, mund të ishte një qendër teatrore apo bibliotekë kombëtare, pasi plotëson të gjitha kriteret. Nën lulishten jashtë mund të krijoheshin pesë-gjashtë kate nëntokësore për të krijuar një fond të mirëfilltë të librave”, tha Shkreli, duke theksuar se kjo sallë dhe godinë mund të ishte fare mirë edhe një parlament.
Qeveria shqiptare, sipas arkitekteve dhe specialisteve per mbrojtjen e trashegimise kulturore ka shkelur te gjitha ligjet e urbanistikes, dhe kompetencat e pushteti lokal, duke miratuar vendime dhe ligje per prishjen e Qendres Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori”, me procedura te pershpejtuara.
“Një projektligj që kërkon në thelb prishjen e piramidës, pastaj janë procedura që anashkalojnë pushtetin vendor, pastaj janë procedura që anashkalojnë ligjin e Urbanistikës, pra janë të gjitha procedura ekstra.Në thelb shkel legjislacionin aktual, shkel ligjin e Urbanistikës, shkel parimet e pavarësisë së qeverisjes vendore, shkel mënyrën e trajtimit të të gjitha legjislacionit, cështjes së tenderave ankandeve publike, cdo gjë dhe krijon procedura ekstra vetëm për këtë rast”, thotë Artan Lame, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Por a jane pyetur shqiptaret nese duan ose jo te prishet kjo godine dhe sa te gatshem jane te paguajne nga mijëra dollare cdo muaj per ngritjen e nje parlamenti te ri, per te cilin qeveria do te paguaje nje kosto prej 100 milion dollaresh.
“Eshtë folur nga Ministria e Financave se është duke u negociuar me Arabinë për një kredi për rreth 100 milionë dollare për ndërtimin e parlamentit të ri. Kushdo mund të bëj një pjesëtim të thjeshtë, këto 100 milionë dollarë, t’i pjesëtojë me 140 deputetë dhe i thonë 750 mijë dollare për cdo deputetë. A ia vlen që ne të harxhojmë 750 mijë dollare për cdo deputet? Qeveria gjeti kohë të shkonte dhe të negocionte deri në Arabinë Saudite, për të gjetur këto para dhe nuk gjeti kohë e mundësi të konsultohej me opinionin e brendshëm publik të vendit”, tha Lame.
Pak muaj me pare Shoqata e Arkitekteve dhe Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore i kanë derguar nje rezolute dhe nje promemorie, drejtuesve te larte te qeverise shqiptare por nuk ka patur asnje pergjigje.
“Nuk kishim ndonjë shpresë që të merrnim përgjigje dhe ashtu ndodhi. Të gjithë vazhduan rrugën e tyre krenarë drejt kësaj marrëzie”, tha Lame.
Nderkaq te rinjte, duket se jane mjaft te ndjeshem ndaj vendimeve qe merren per metropolin shqiptar. Mijëra te rinj, diskutojne ne facebook mbi ceshtjen e piramides, dhe mbi vendimin absurd te qeverise per prishjen e saj.
Top Channel