Meta akuzon Prokurorinë

12/07/2011 15:40

Ilir Meta një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë ka lëshuar një mori me akuzash në adresë së Prokurorisë së Përgjithshme.(UPDATE)

Ish kryeministri, nën hetim pas publikimit në emisionin ‘Fiks Fare’ të një video skandali, i ka cilësuar veprimet e proceduriale të Prokurorisë si të jashtëligjshme, të qëllimshme, duke premtuar se ata që kanë ndërmarrë këto veprime do të përballen me ligjin.

“Prokuroria nuk ka patur për qëllim që të zbardhë këtë cështje, por ka vepruar si një celulë politike ekstremiste për të dëmtuar personin tim dhe forcën politike që unë drejtoj vetëm për arsye elektorale. Dje u konfirmua botërisht se të gjitha ekspertizat ndërkombëtare të bëra nga ana e prokurorisë janë të pavlefshme sepse janë të paligjshme”, tha Meta.

Kreu i LSI-së deklaroi se do te kerkoje reforme serioze ne institucionin e Prokurorise se Pergjithshme.

“Duhet një reformë serioze në Prokurorinë e Pergjithshme. Në këtë institucion ekziston e kalcifikuar mendësia e funksionimit të saj si në kohën e sigurimit të shtetit”, tha Meta.

Por zera brenda Prokurorise ne menyre konfidenciale pohojne se ish-zevendeskryeministrit nuk mund te leshoje keto akuza ndaj organit te Prokurorise, ne nje kohe qe vazhdon te jete i pandehur, pasi Gjykata e Larte vendosi nje dite me pare ta filloje gjyqin ndaj tij.

Te njejtat zera shprehen se Prokuroria nuk eshte perfshire ne asnje rast ne lufte politike ndaj zotit Meta, duke shpjeguar se thirrja e tij ne javen e fundit te fushates elektorale ndodhi per shkak se perfundonte afati hetimor. Per Prokurorine eshte pikerisht zoti Meta ai qe e sulmoi me deklaratat e tij politike organin e akuzes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA