Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që seanca e
jashtëzakonshme për të diskutuar mbi marrëveshjet me Serbinë të mbahet
ditën e enjte.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare. Seanca është caktuar pas kërkesave të opozitës, për të sqaruar të ashtuquajturat konkluzione, të arritura në bisedimet me Beogradin.

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka deklaruar se këto marrëveshje janë të papranueshme për opozitën, pasi para se të hyjnë në fuqi duhet të ratifikohen në Kuvend.

“Të ashtuquajturat konkluzione janë të papranueshme sepse cënojnë sovranitetin e Kosovës”, ka deklaruar Beqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA