Liv Tyler: Nuk di çfarë dua
12/07/2011 16:05
Liv Tyler pranon se gjendet në një fazë të jetës së saj në të cilën po përpiqet të kuptojë se çfarë do nga jeta.
“Po mundohem të kuptoj se çfarë dua unë dhe ta ndaj këtë gjë nga ajo që presin të tjerët prej meje”, shprehet aktorja.
Vajza e vokalistit të grupit Aerosmith, Steven Tyler, është duke rifilluar edhe një herë jetën e saj pas divorcit nga bashkëshorti në vitin 2008, marrëdhënie nga e cila ka lindur edhe një djalë.
“Jam munduar t’i bëj gjërat ngadalë dhe të tregoj durim. Nuk mund të rifilloj karrierën pa qenë plotësisht e sigurtë për lumturinë e djalit”, përfundon Tyler.
Top Channel