Lezhë, konflikt me armë zjarri, një i vdekur

12/07/2011 20:00

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një konflikti me armë zjarri në Kallmet të Lezhës.

Sipas burimeve në vendngjarje, është vrarë me armë gjahu 55 vjeçari Preng Brunga, ndërkohë që i plagosuri quhet Pjetër Pjetri.

Brunga dhe Pjetri kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetri pas një konflikti pronësie.

Aktualisht Pjetri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA