Lagarde: Greqia, më shumë përpjekje
12/07/2011 09:30
Përpjekjet e bëra nga Greqia për reduktimin e deficitit buxhetor janë ende të pamjaftueshme.
Kështu ka deklaruar shefja e re e FMN-së, Christine Lagarde, në një takim me agjencitë e lajmeve në Uashington.
E pyetur mbi influencën e agjencive të kreditimit në krizën evropiane, Lagarde tha thjesht se “ato luajnë rolin e tyre”, por pa saktësuar se cfarë roli.
Gjithësesi, pavarësisht kritikave, Greqia në fundjavë arriti të marrë ndihmën e radhës prej 3.2 miliardë eurosh nga FMN dhe BE.
Top Channel