Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nis sot një vizitë
zyrtare në Bruksel, që do të zgjasë deri të enjten më 14 korrik.

Sipas mediave kosovare, takimi më i rëndësishëm i zotit Krasniqi është ai me kryetarin e delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan.

Takimi në fjalë do të zhvillohet nesër, ndërkohë që më vonë kryetari i Parlamentit do të takohet me zyrtarë të tjerë evropianë.

Top Channel