Kosto e parlamentit te ri

12/07/2011 15:10

Sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë deputetët e maxhorancës
votuan shkurtimin e shpenzimeve të buxhetit me 18.4 miliardë lekë.

Deputetët ngritën kartonin për të tkurrur fondet për investimet publike, rritjen e pagave, pensioneve madje dhe mbrojtjen sociale dhe qeveria tha se ishte e detyruar për të mbajtur nën kontroll financat e drobitura të shtetit dhe borxhin që rriti për zgjedhjet.

Por, në të njëtën orë kur deputetët e Komisionit të Ekonomisë, po votonin t’u hiqnin ndihmen financiare shtresave në nevojë dhe kompensimin e energjisë, në një sallë tjetër të kuvendit, deputetë të tjerë po të maxhorancës  votuan për një tjetër ligj, atë të ndërtimit të një ndërtese qeveritare që do kushtojë 110 milionë euro ose 15 miliardë lekë.

Kjo kosto është sa 90 për qind e shkurtimeve që qeveria po i bën buxhetit sot. Fatura me shumë zero që do kushtojë ndërtimi i kuvendit, rëndohet edhe më shumë nga të tjera humbje financiare që ka ky vendim. Ideja për ndërtimin e parlamentit tek ish-Piramida, në publik u hodh për herë të parë nga kryetarja e kuvendit, në tetor të vitit të kaluar. Vetëm pak javë para se të hidhte këtë ide, zonja Topalli kishte përuruar sallen e  re te rikonstruktuar te kuvendit ekzsitues, per te cilen buxheti i shtetit harxhoi 79 milion leke, para të cilat shkuan kot. Ky duket dëmi më i vogël në kaosin financiar të këtij projekti.

Ndërtimi i parlamentit të ri zhvlereson edhe investimin e nisur nga Ministria e Kultures qe tek ish-piramida te ndertohet Teatri Kombetar. Per kete investim dy vjet më parë u lëvruan 5 milion euro, nga të cilat 30 për qind u shpenzuan kot, ndërsa pjesa tjetër u dogj. Sërish të gjitha këto humbje janë asgjë para asaj cka do të ndodhte më vonë me koston e parlamentit të ri.

Fillimisht në publik u hodh një shifër prej 30 milionë eurosh, e cila vetëm më vonë u zbulua se do të jetë minimalisht gati 4 herë më e lartë ose 110 milionë euro maxhoranca thotë se i ka gjetur fondet nga vendet arabe dhe pretendon se ato do të jenë grant dhe jo borxh. Por kjo në vetvete ka pak rëndësi. Ajo që do të mbetet fakt është se në të njëtën orë, qeveria votoi dy ligje në kuvendin ku ajo ka maxhorancën. Njërin që u shkurtoi fondet të varfërve që jetojnë në cdo cep të Shqipërisë dhe një tjetër që i jep luksin asaj të ndërtojë një godinë të re parlamenti 110 milionë euro, në mes të Tiranës, ngjitur me zyrën e kryeministrit.      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA