Itali, cmontohet grupi bullgar, 60 në pranga
12/07/2011 09:40
Policia e Tranit në Itali ka arrestuar 60 shtetas bullgarë, anëtarë të dy organizatave kriminale, aktive në klonimin e kartave bankare elektronike dhe në pastrimin e të ardhurave.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave përvec arrestimeve agjentët kanë sekuestruar prona të tundshme dhe të patundshme me vlerë rreth 15 milionë euro.
Nga hetimet është zbuluar se dy grupet operonin në të gjithë Evropën dhe në shumë vende të tjera të botës si Rusi, SHBA, Kenia dhe Afrikën e Jugut.
Burimet policore lokale shtojnë më tej se krerët e organizatës kriminale janë lokalizuar në Bullgari, në kryeqytetin Sofie.
Top Channel