Pas Bulqizës edhe punëtorët e uzinës së ferrokromit në Elbasan i kërkojnë drejtuesve të kompanisë konçensionare përmirësim të kushteve në punë dhe rritje page, e cila prej 4 vitesh nuk ka ndryshuar.
Sipas kryetarit të Këshillit të Sindikatës së Ferrokromit në Elbasan, Ismet Dauti greva e minatorëve të Bulqizës është e drejtë dhe se ministri Nasip Naço duhet që të ndërhyjë në zgjidhjen e ngërçit dhe jo ta zgjidhë problemin duke dërguar si ndërmjetës zevendësministrin e tij.
Greva e Bulqizës, ndërkohë ka ndikuar edhe në punën e kësaj uzine për shkak të mungesës së lëndës së parë.
Drejtuesit e Uzinës së Ferrkokromit në Elbasan, deklarojnë se puna po vijon normalisht dhe se puntorët e kësaj kompanie në Elbasan, nuk i janë bashkuar protestës së minatorëve të Bulqizës.
Ndërkaq 150 metalurgët e Elbasanit këmbëngulin që të zhvillojnë një takim me presidentin e firmës për të ndryshuar kushtet e kontratës.
Top Channel