Serbët e Kosovës, kundër marrëveshjes
11/07/2011 21:50
Serbët e Kosovës kanë deklaruar se e hedhin poshtë marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e BE-së.
Serbët e kanë argumentuar qëndrimin e tyre me pretendimin se marrëveshja njeh pretendimet e Kosovës për shtetësi.
“Marrëveshja ishte një akt i tradhtisë kombëtare dhe kundër interesave të shtetit”, thuhet në një dokument të miratuar nga rreth 600 anëtarë të komunitetit serb.
Ata i kanë bërë thirrje Beogradit që të ndërpresë menjëherë bisedimet me Prishtinën dhe që të ndalë bashkëpunimin me misionin EULEX.
Top Channel