Presidentët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi kanë arritur të hënën pasdite në Ohër, ku të martën do të marrin pjesë në Konfenferencën e tretë rajonale, pas asaj të mbajtur në Vlorë dhe Prizren.

Nikoqiri i takimit, presidenti Gjorgje Ivanov ka vlerësuar se vendet pjesëmarrëse ndajnë vlera evropiane dhe vizion identik për ardhmërinë, ndërsa prioritet i lartë për katër vendet është integrimi i përshpejtuar në BE dhe NATO.

Realizimi i këtyre qëllimeve strategjike, sipas Ivanov, është i mundur vetëm me një bashkëpunim intensiv rajonal.

Ivanov të martën do të zhvillojë fillimisht takime kokë më kokë me presindetët Bamir Topi, Atifete Jahjaga dhe Filip Vujanovic dhe më pas do organizohet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Nga ky takim pritet të dalin iniciativa për projekte të reja rajonale, posacërisht në lidhjet infrastrukturore dhe energjitike. Në këtë takim nuk do të marrë pjesë presidenti serb Boris Tadic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA