12 persona janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një depozitë municionesh në Qipro.
Zjarri, që sipas raportimeve ka përfshirë rreth 100 konteinerë që mbanin eksploziv iranian të sekuestruar, ra menjëherë pas shpërthimit në bazën detare në Zigi.
Më pas ai është përhapur në centralin elektrik më të madh të ishullit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje të energjisë.
Ministri i Mbrojtjes, Costas Papacostas dhe shefi i Gardës Kombëtare, Petros Tsalikides kanë dhënë dorëheqjen pas aksidentit, ka bërë të ditur një zëdhënës qeveritar.
Zëdhënësi, Stefanos Stefanou tha se pista e sabotazhit përjashtohet nga hetuesit, të cilët kanë kryer tashmë hetimet paraprake.
Ndërsa presidenti Dimitris Christopfias, i cili ka vizituar zonën, e ka cilësuar shpërthimin si “një katastrofë të përmasave biblike”.
Top Channel