Një familje të re për jetimët

11/07/2011 15:10

Rreth 80 femijë në Tiranë dhe Shkodër, prej dy vitesh janë shkëputur nga institucionet dhe qëndrojnë në familje kujdestare.

Sipas eksperteve të Ministrisë se Punes, kjo menyre edukimi ka rezultuar mjaft efektive per keta femije, te cilet marrin te gjithe perkujdesin dhe edukimin e duhur.

Drejtoresha e Politikave dhe Shërbimeve Sociale në Ministrinë e Punës, Denada Seferi tha se kjo mënyrë ka funksionuar, ndërkohë që puna në këtë kuadër do të vijojë dhe do të zgjerohet.
 
Familjet kujdestare te cilat perzgjidhen mbi bazen e disa kritereve te forta, marrin nje subvencion financiar cdo muaj per femijet. Ky projekt pilot i financuar nga UNICEF pritet te shtrihet ne te gjithe vendit, pasi kerkohet qe femijet pa prinder, te mos rriten ne institucione, por ne familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA