Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, sulmon Presidentin
Bamir Topi për mosdrejtimin në Komisionin e Venecias në lidhje me
zgjedhjet e 8 majit në Tiranë dhe për çështjen e numërimit të fletëve të
hedhura në kutinë e gabuar.
Sipas tij, ben te ditur “Shqip”, duhet të ishte kreu i shtetit, Topi, ai që duhet t’i ishte drejtuar “Venecias”. Nismën e opozitës, Partisë Socialiste për t’ju drejtuar këtij komisioni që përbëhet nga juristë të njohur europianë, Ngjela nuk e sheh si të vonuar.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i dërgoi një shkresë sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, ku i kërkohet dhënia e mendimit të Komisionit të Venecias në lidhje me procesin e 8 majit të numërimit të fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
Mbi bazën e kësaj kërkohet që të jepet edhe mendimi nëse procedura e ndjekur nga KQZ-ja arrin standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ngjela lëshoi akuza ndaj Kolegjit Zgjedhor për vendimin e Tiranës. Për kreun e PLD-së, grabitja e zgjedhjeve në Tiranë do të vërë në lëvizje opinionin publik shqiptar.
Top Channel