Projektiligji për transmetimet me zë ose me zë dhe figure në Shqipëri, i
njohur ndryshe si Ligji i ri i Mediave, i jep kompetenca kontrrolluese
qeverise permes ministrit te Teknologjise, që sot është Genc Pollo.
Sipas nenit 22 te ketij projektligji ministri, jo vetem ka te drejte te japë propozime per politika te zhvillimit te rrjeteve te komunikimeve elektronike, por ai ai ka te drejte te propozoje akte ligjore apo nenligjore, per zhvillimin e rrjeteve qe mbeshtesin mediat. Madje ministri ka te drejte te nxjerre udhezime.
Ne ligjin ekzistues keto kompetenca nuk ishin perfshire.Ne seancen degjimore me grupet e interesit ne Komisionin e Medias ne kuvend, nuk kane munguar kritikat per kete nen, i cili sipas paleve mund te cenoje pavaresine e mediave.
“E paqartë dhe e panevojshme, ka të bëjë edhe me nenin per kompetencat e ministrit në këtë projektligj. Kjo ndërhyrje duket pak e papërshtatshme me përmbajtjen e pjesës tjetër të ligjit, si dhe një nen që mund të shihet problematik në të ardhmen”, tha Ilda Londo, përfaqësuese e Institutit të Medias.
Kreu i Komisionit Mark Marku eshte treguar megjithatë i kujdesshem, duke theksuar disa here se ky projektligj eshte ende ne fazen e diskutimit.
“Ne mendojme qe ne këtë formë që është projektligji mundet të ketë vend për përmirësime dhe detajime të mëtejshme dhe ne jemi të hapur. Ne do ta cojmë para procesin, opozita është e mirëpritur”, tha Marku.
Ndersa kryetarja e KKRT-se Endira Bushati kerkoi sanksione dhe gjoba me te forta per operatoret abuzive .
“Projekti i ri nuk merr parasysh operatorët numerikë ekzistues. Them të presim miratimin e strategjisë, ju mund ta miratoni ligjin në statusin që është, por është i sigurtë amendimi i tij i shpejtë, sapo strategjia të miratohet”, tha Bushati.
Opozita nuk ka qene pjese e seances por anetaret e saj kundershtojne pikat e ketij projektligji. Deputeti i PS-së, Alfred Dalipi tha per Top Channel, se nje nder kushtet themelore te vena nga Bashkimi Europian, per miratimin e tij eshte konsensusi i gjere me opoziten. Sipas zotit Dalipi projektligji kete jo vetem qe nuk e respekton, por anashkalon plotesisht direktivat e BE-se.
Duke patur parasysh qe ky projektligj ka me shume se tre vjet qe ka nisur diskutimin, socialistet e quajne jo normale qe ai kerkohet te miratohet tani ne nje kohe shume te shkurter, si nje inisiative kjo per te vene nen kontrroll edhe mediat, permes neneve si ai qe i jep per here te pare sipas tyre kompetenca kontrolluese ministrit perkates.
Megjithate mbetet per t’u pare se cdo te ndodhe ne ditet ne vijim, pasi kreu i komisionit zoti Mark Marku u shpreh i hapur per bashkepunim edhe me opoziten.
Top Channel