Lindsay Lohan thotë se ajo kurrë nuk duhet të përfundonte në burg sepse nuk kishte vrarë askënd dhe se në qeli duhet të përfundojnë vetëm vrasësit.

“Unë nuk i kam bërë keq askujt. Sigurisht që kam bërë gabime, por nuk duhej të paguaja me burg”, shprehet aktorja për edicionin italian të revistës ‘Vanity Fair’.

“Tashmë dua të përqendrohem në karrierën time si aktore. Jam 24 vjeç dhe jam në gjendje të marr vendime të rëndësishme për jetën”, shton Lohan.

Gjithsesi, nuk jemi të sigurtë se aktorja ka ndryshuar shumë. Ditën e parë të lirisë pas arrestit shtëpiak Lohan e kaloi në diskotekë dhe nga foto duket se ka pirë disa gota më shumë seç duhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA