Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të miratojë aktin për shpërndarjen e mandateve të këshillit bashkiak të Tiranës.
Në votimin e mbajtur para pak castesh nuk është arritur shumica e cilësuar, e nevojshme kjo për miratimin.
Në votim ka pasur katër vota pro dhe dy kundër, ndërkohë që për kalimin e aktit nevojiten pesë vota “pro”.
Seanca është karakterizuar nga debate jo pak të ashpra mes kryetarit Arben Ristani dhe komisionerëve socialistë Eridian Saliani dhe Dëshira Subashi.
Këta të fundit kanë pretenduar për parregullësi dhe abuzime me shifrat e paraqitura në tabelë.
Ndërsa komisioneri demokrat, Njazi Kosovrasti deklaroi se tabelën nuk mund ta hedhë poshtë askush, pasi gjatë diskutimit të saj komisionerët socialistë nuk kanë paraqitur asnjë ankesë në instancat gjyqësore.
Takimi i ardhshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është caktuar nga kryetari Ristani për nesër në orën 11:00.
Top Channel