Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka nisur nga dita e sotme një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, që do të zgjasë deri më 14 korrik.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Tahiri do të zhvillojë takime me autoritetet politike, institucionale dhe akademike të Britanisë.

Temë e bisedimeve pritet të jetë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perpsektiva evropiane e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.

Vetëm pak ditë më parë, ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Kosovës.

Ndërkohë, mësohet se në Londër ndodhet edhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic.

Pikërisht dialogu mes palëve do të jetë në qendër të bisedimeve që zyrtari serb do të zhvillojë me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA