Nëntë të vdekur, nga të cilët tre fëmijë si dhe katër të plagosur është
bilanci tragjik i një aksidenti automobilistik që ka ndodhur sot në
mengjes në nyjen lindore të superstrades ‘Egnatia’, prane Komotinise, ne
Greqine verilindore.

Aksidenti ka ndodhur ne rrethana ende te panjohura, kur nje automjet ne te cilin udhetonin 14 persona, ka dale jashte rruge, eshte perplasur me llamarinat mbrojtese te aksit rrugor dhe tek nje tabele me mbishkrimin e rruges ‘Egnatia’ dhe me pas ka bere disa rrotullime ne ajer, derisa ka perfunduar ne nje kanal.

Ne vendngjarje kane shkuar menjehere ambulancat e ndihmes se shpejte qe kane transportuar kater persona dhe nje femije te vogel ne spitalin e Komotinise dhe me pas ne ate te Aleksandrupolit,qytet kufitar me Turqine.

Perplasja ka qene kaq e forte sa automjeti eshte ndare me dysh. Si shkak i mundshem per aksidentin policia rrugore vlereson  fillimisht se ka qene shpejtesia e madhe si dhe ndonje defekt per arsye te peshes se madhe.

Automjeti ishte nje veture e markes Audi 6 me targa te Serbise te vjedhura ne Katerine, ne te cilen dy trafikante te qenieve njerezore kishin hequr sediljet e pasme dhe kishin ngjeshur njeri me tjetrin plot 12 emigrante ilegale nga Iraku,midis tyre kater gra dhe dy femije te mitur.

Organet e rendit jane vene ne kerkim te pronarit te automjetit dhe anetareve te tjere te grupit te trafikanteve .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA