Këtë herë thashethemet shqiptarë kanë në qendër të tyre ndodhi serioze, siç ishte ndarja e Tunës nga bashkëshorti i saj Rilind Reka. Edhe pse dasma ishte në stil hollivudian, duket se bëri që edhe ndarja të ishte në të njëjtën vazhdë.
Asnjëherë nuk ka dashur të zbulojë detaje nga jeta e saj private, por e provokuar nga një seri shkrimesh në mediat, ka pranuar të flasë për divorcin e saj.
Fillimisht Altuna Sejdiu që për më pak se një vit u quajt zonja Reka në mënyrë shumë sintetike na përshkruan ndarjen e saj me fjalët: “Ne të dy kishim një jetë shumë dinamike. Kishim shumë mospajtime dhe para se të mbarojë dhe luga e fundit e mjaltit, vendosa që mos të viktimizohem më shumë. Jemi ulur dhe kemi vendosur që të ndahemi për të mirën e të dyve”.
Edhe pse Tuna ka preferuar që këto kohë pas ndarjes me bashkëshortin t’i zërë me punë duket se nuk ia ka dalë që të çlirojë mendjen e saj. Ajo ka deklaruar me keqardhje për raportin e ngrirë mes të dyve: “Kuptohet që tani momentalisht ka një vakum mes nesh. Do bazohem në thënien se ‘koha është ilaçi më i mirë’. Rilindi është një person prefekt, sado që mediat të hedhin helm, ne të dy njihemi shumë mirë. Në të ardhmen do ketë një klimë pozitive dhe për shoqëri siç ndodh tek të gjitha çiftet moderne dhe të divorcuar”. Mbase duhej ta kishte menduar më mirë të ardhmen si çift se sa të ardhmen si të divorcuar.
Ka ardhur në jetë djali me emër princi, i quajtur Aleksandër. Kështu futbollisti i njohur Erion Bogdani është bërë baba pas gati një vit martesë me juristen italiane, Rossella. Fëmija i parë i çiftit Aleksandër erdhi në jetë në Itali në datën 23 qershor, ndërsa sitet sportive italiane kanë dhënë lajmin e bukur nga familja Bogdani. Ato e kanë komentuar si një gëzim të madh për futbollistin e kombëtares shqiptare dhe ish-modelen nga Salernitana. Djalin e tyre e kanë quajtur Aleksandër ashtu si Bogu kishte pohuar kohë më parë, ndërkohë që çifti tani është në pritje të skuadrës dhe qytetit ku do të transferohen pasi Bogdani e ka mbyllur aventurën me Çezenën. Ndërkohë që ardhja në jetë e djalit, duket se ka ndikuar dhe në karrierrën sportive të futbollistit të njohur. Vitin e kaluar Erion Bogdani bëri të ditur tërheqjen nga ekipi kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë. Çifti Rosela dhe Erion lidhën kurorë verën e kaluar në Itali. Mediat italiane e komentuan si një dasmë përrallore në Napoli, atë të 6 qershorit 2010 mes futbollistit me famë me modelen nga Salerno të diplomuar si juriste, Rossella Ariodante. Ata u ngjitën në altar me veshje të krijuara nga stilisti Gianni Molaro dhe dëshmitar i dhëndrit në kishën Sant’Anna ishte lojtari i Napolit, Leandro Rinaudo. Nga Shqipëria në Napoli u ulën me një avion privat të gjithë të afërmit dhe miqtë e Bogdanit, që morën pjesë në dasmën e organizuar në vilën “Roça Matilde” të Napolit. Erioni dhe Rossella u njohën shtatë vite më parë në periudhën kur futbollisti aktivizohej në radhët e Salernitanës.
Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila aktualisht është duke zhvilluar karrierën e saj në Amerikë, na ka shokuar të gjithëve gjatë një interviste të fundit. Tanimë jemi mësuar ta shohim këngëtaren nëpër eventet më të rëndësishme në Amerikë dhe ka qenë pikërisht në një të tillë, ndërsa është intervistuar nga një kanal mode i njohur atje. Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarit për veshjen e saj, për këngët e reja që ka punuar me Timbaland, për këngën e saj që qarkullon në i-Tunes, Bleona ka treguar edhe eksperiencën e saj në Amerikë. Ka treguar se është një emigrante, por kur intervistuesi i ka kërkuar që në fund të thotë “Thank you” në shqip, këngëtarja nuk ka pranuar. Ajo nuk ka thënë faleminderit, por ka vazhduar të flasë anglisht, duke shtuar se tanimë është shtetase amerikane.
Balerinët e njohur Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani, kanë kërcyer Napolonin në një emision të njohur italian të pasdites në Canale 5. Drejtuesja e emisionit ka kërkuar prej tyre që të kërcejnë një valle tradicionale shqiptare dhe ata të dy kanë kërcyer me Napolonin duke marrë duartrokitje nga publiku. Me pak raki prezantuesja do ta mësonte akoma me shpejt shqipen.
Top Channel