Drejtuesit e misionit EULEX kanë vendosur sot njësi speciale në rajonin e policisë në veri të Mitrovicës.

Burime nga ky mision kanë deklaruar se bëhet fjalë vetëm për një masë parandaluese për ndonjë incident të mundshëm.

Por, burime të tjera, të cilave u referohen mediat kosovare, bëjnë të ditur se njësitë speciale kanë shkuar në veri për të penguar hyrjen në rajonin e policisë të komandantit të shkarkuar Bratislav Kragovic.

Kragovic është mes atyre komandantëve që janë shkarkuar nga detyra pa pagesë, për shkak se refuzuan urdhërat nga lart për emërime në detyra të reja.

Top Channel