Të paktën 2 mijë persona janë evakuuar në Bullgari, për shkak të shpërthimit të gazit toksik që ndodhi pas një aksidenti rrugor.

Një kamion cisternë turk, që udhëtonte drejt Rumanisë u përplas pranë qytetit të Debelets, duke shkaktuar shpërthimin e gazit, një produkti kimik të përdorur për prodhimin e plastikës.

Një re toksike ka përfshirë qytezën me mbi 2300 banorë, të cilët janë evakuuar menjëherë. Sipas kryebashkiakut Dimitar Dimitrov, asnjë person nuk ka patur probleme deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA