Persona të shumtë u mblodhën në Srebrenicë për të kujtuar 16-vjetorin e masakrës së 8 mijë myslimanëve boshnjakë nga forcat paraushtarake serbe.
Mbetjet mortore të 613 viktimave të nxjerrë nga varret masive dhe të identifikuar në vitet e fundit janë varrosur në afërsi të memorialit.
Komandanti i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic u arrestua në muajin maj dhe ndodhet nën proces për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Hagë.
Ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjet përreth qytetit boshnjak në vitin 1995 brenda 5 ditëve, pasi trupat e tij morën nën kontroll enklavën e Srebrenicës, që në atë kohë ruhej nga paqeruajtësit holandezë të OKB-së.
Nënkryetari i bashkisë së Srebrenicës, Tchamil Durakovic tha se personat e përfshirë në këtë masakër duhet të dalin para drejtësisë.
Një mesazh lidhur me përkujtimin e ngjarjes së rëndë dërgoi edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i cili tha se, “kush mohon Srebrenicën mohon njerëzimin”.
Top Channel