Përfaqësuesit e biznesit kanë paralajmëruar qeverinë se rritja e
herëpashershme e taksave për karburantet, po godet prodhimin vendas.
“Një litër karburant sot ka arritur në 1.180 lekë. Nuk e di se kë duhet të konkurrojmë, ndërkohë që fqinjët tanë kanë cmime më të lira”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës se Tregtisë dhe Indrustrisë.
Luan Bregasi, i cili drejton ‘Biznes Albania” tha se rritja e taksave tek nënproduktet e naftës, që parashikon paketa e re fiskale, zhvlerëson uljen e akcizës për birrën
“Juve ulët akcizën e birrës dhe rritët akcizën e solarit, një lëndë shumë e rëndësishme në industritë tona”, tha Bregasi.
Por zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj thotë se paketa e re fiskale e ul barrën mbi biznesin.
“Në mënyrë që të vazhdojmë që industritë prodhuese të mos kenë kosto mbi bazën e disa rishikimeve që janë bërë, në ligjin për akcizën është propozuar rimbursimi automatik i kostove që do të vijnë nga rritja e disa kostove për lëndë djegëse”, tha Rrushaj.
Numri dy i Financave ka dashur të bëjë edhe një sqarim për publikun, që ka të bëjë me heqjen e doganës së automjeteve te perdorura.
“Ato pronarë mjetesh që kanë futur makina deri në fund të vitit 2010 dhe kanë papaguar detyrimet në Tiranë, duhet të paguajnë 50 perqind të detyrimeve, për t’iou falur pjesa tjetër. Kemi vënë re që pronarët e mjeteve duke konsideruar faktin që projekti i ri do të falte një taksë, kanë ndaluar aplikimet për pagesën e detyrimeve në doganë”, tha Rrushaj.
Paketa e re fiskale e qeverisë përbehet nga tre drafte kryesore, që ndryshojnë taksat e automjeteve të përdorura, ato të karburanteve, akcizën e birrës dhe lëndët e para për fasonin.
Top Channel