Pushimet, fluks emigrantësh në Vlorë

10/07/2011 19:45

Numri i emigrantëve të kthyer në Portin e Vlorës për pushime po rritet dhe tragetet e linjave me Italinë janë shtuar.

Deri të dielën në mesditë në këtë port ishin futur 850 shtetas duke shënuar shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i sezonit turistik gjatë këtij viti.

Drejtori i Portit të Vlorës shprehet se piku i kthimit të emigrantëve dhe i ardhjes së turistëve të huaja mendohet të jetë fundi i këtij muaji dhe se janë marrë masat për të patur një situatë nën kontroll, ku do të ketë edhe shtim sportelesh të cilat nga pesë në ditë të zakonshme, do të shkojnë në dhjetë të tilla.

Edhe këtë vit Vlora është një ndër zonat turistike më tërheqëse në vend. Plazhi ranor i Zvërnecit është edhe më i madhi, i cili vitet e fundit po frekuentohet masivisht.  

Vitin e fundit në këtë plazh janë ndërtuar disa njësi shërbimi, duke cuar në përmirësimin e infrastrukturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA