Peshkopi, ndërtimet kërcënojnë banorët

10/07/2011 17:00

Ndërtimet pa kriter rrezikojnë jetën e mijëra banorëve në qytetin e Peshkopisë. Një ndërtim i ri sapo ka nisur në lagjen “Aksioni” dhe është bërë shkak për një rrëshqitje masive toke duke kërcënuar qindra banesa ndërsa ka shkatërruar tashmë edhe rrugën automobilistike.

Banorët thonë se zona ku po ndërtohet pallati i ri është e paqendrueshme nga ana gjeologjike dhe vetëm hapja e themeleve ka shkaktuar rrëshqitjen e parë.

Për më tepër pallati është edhe pranë një kanali të madh vaditës dhe lagështia stimulon në shkallë më të madhe rrëshqitjeje.

Banorët thonë se i janë drejtuar bashkisë dhe prefekturës për të verifikuar kushte teknike në të cilat po ngrihet ndërtesa e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA