Perimet, pjekje artificiale

10/07/2011 15:10

Perimet trajtohen me hormone për të stimuluar në mënyrë artificiale pjekjen e parakohshme duke dëmtuar jo vetëm cilësinë.

Ekspertët e bujqësisë thonë se hormonet janë të ndaluara ose duhet të përdoren në mënyrë të kontrolluar, por sistemi i prodhimit është tërësisht jashtë kontrollit.

Askush nuk e mbron konsumatorin nga të tilla fenomene të cilat bëhen për të përfituar duke dëmtuar cilësinë. Me shqetësim, këtë fenomen e ngrënë dhe tregtarët të cilët i kërkojnë  strukturave përkatëse të kontrollojnë fermerët që nga farërat që ata përdorin deri tek pesticidet apo dozat e përdoruara në produktet për konsumatorin.

I gjithë tregu është i mbushur me produkte të tilla të cilat stimulohen artificialisht për rritje dhe për pjekje parakohe.

Konsumatori është i detyruar të blejë cfarë u sërviret pa ditur se cfarë konsumon dhe c’pasoja do të ketë më vonë nga përdorimi pa kriter i pesticideve të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA