Pengmarrja e 33- vjecarit, arrestohet një prej autorëve

09/07/2011 15:05

Policia e Tiranës ka arritur të vendosë nën pranga një prej personave të
dyshuar si autorë të rrëmbimit biznesmenit Sajmir Shenjatari. Burimet
paraprake thonë se i arrestuar është 31-vjeçari Esat Luga. Ndalimi u
krye në lagjen “Don Bosko” në Tiranë në orët e paradites te së shtunes.

Rrëmbimi ndodhi nje nate me pare kur katër persona qe udhetonin me nje automjet te markes Mitsubishi me targa te huaja nen kercenimin e armes moren peng Shenjatarin.

Pas masave operacionale te marra nga policia biznesmeni u gjet ne afersi te zones se quajtur Fresku ne gjendje shoku. Nga keqyrja në vendin e ngjarjes mësohet se biznesmeni nuk ka pasur dëmtime dhe ndaj tij nuk është ushtruar dhunë. Policia po punon per kapjen e tre autoreve te tjere qe moren peng 33-vjecarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA