Dy partitë aleate në Maqedoni kanë shtyrë publikimin e kabinetit të ri
qeveritar, pasi ende nuk kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve.

Kështu, VMRO-DPMNE dhe BDI kanë vendosur që ekzekutivin e ri ta shpallin javën e ardhshme.

Dy palët janë ende në negociata, pasi BDI kërkon që të drejtojë disa prej dikasterëve më të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Sigurimit Publik dhe atë të Sigurisë dhe Kundërzbulimit në Ministrinë e Brendshme.

Gjithashtu, subjekti i Ali Ahmetit kërkon të kontrollojë edhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ose atë të Doganave, pranë Ministrisë së Financave.

Top Channel