Pamje tronditëse nga Podujeva/ Autori plagos familjarët dhe një kalimtar të rastit, momenti kur me armë në dorë godet edhe me grushte të lënduarin Lidhja Demokratike të Kosovës akuzon qeverinë Thaçi për ndërhyrje në sistemi e drejtësisë. Sipas LDK-së, për shkak të ndikimeve politike në punën e gjyqësorit dhe prokurorive po pamundësohet ndërtimin i një shteti ligjor.
Deputeti Arben Gashi i cili kryeson grupin e ekspertëve të kësaj partie për drejtësi në një konferencë për media tha se sistemi i drejtësisë është në gjendje të mjerueshme.
“LDK-ja vlerëson se proçesi i ligjbërjes gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 karakterizohet me propozim-ligje që përveç defekteve strukturore dhe përmbajtësore përballen edhe me probleme logjike dhe konceptuale. Situatë jashtëzakonisht e rëndë në aspektin e nxjerrjes së ligjeve paraqitet situata në ato raste ku propozim-ligjet që kanë shkuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe janë aprovuar në Kuvend nuk kanë qenë të buxhetuar”, është shprehur Gashi.
Sipas LDK-së, buxheti i shtetit ka mbetur pa buxhet sa i përket “Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve”, “Ligjit për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale” dhe “Ligjit për Ndihmë Juridike Falas”.
“Konstatohet se sistemi gjyqësor dhe sistemi prokurorial në Kosovë përballen me sfida të mëdha në aspektin e pavarësisë së tyre financiare, funksionale, por edhe operacionale. Si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë në punën e gjyqësorit dhe të Prokurorisë, me qëllim të kontrollit politik, po ashtu edhe në aspektin e mungesave buxhetore të cilat janë pengesë kryesore në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme të institucioneve të drejtësisë, kemi sistem gjyqësor dhe prokurorial joefikas dhe të politizuar”, theksoi Gashi.
Sipas LDK-së institucionet duhet të marrin masa urgjente. Gjithashtu LDK rekomandon të garantohet ndarja e pushteteve dhe të ndalohet urgjentisht ndërhyrja e qeverisë në punët e gjyqësorit dhe të prokurorisë, në mënyrë që të krijohet baza e qëndrueshme e punës profesionale.
Top Channel