Biznesmenët kroatë nuk janë dakord me vlerësimet e disa organizmave
ndërkombëtare se Kosova nuk ka ambjentin e duhur për investime.

Në një intervistë për radion “Blue Sky”, kryetari i Dhomës Ekonomike Kroate, Nadan Vidosevic ka deklaruar se siguria nuk përbën problem për investimet në Kosovë.

“Siguria nuk është problem, sepse edhe Dhoma Ekonomike Kroate në Prishtinë ka ndihmuar në aspektin e krijimit të opinionit se të investosh në Kosovë është e sigurtë”, ka pohuar Vidosevic.

Sipas tij, problemi kryesor për biznesmenët kroatë dhe ata të huaj është përgatitja e duhur e krahut kosovar të punës për të punuar me teknologjinë e re.

“Problemi nuk është cmimi i fuqisë punëtore, por aftësitë teknike që të jesh i gatshëm për të konkurruar me tregjet e ngjashme në rajon”, ka pohuar Vidosevic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA