Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për të arritur marrëveshje të tjera me Prishtinën.

Në një prononcim për mediat serbe, Jeremic është ka shprehur gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje për pjesëmarrjen e Serbisë dhe Kosovës në samitet ndërkombëtare.

“Jemi të gatshëm për marrëveshje, për të marrë në konsideratë propozimet. Pjesëmarrja në samite do të jetë një nga temat e dialogut Prishtinë-Beograd”, ka pohuar Jeremic.

Serbia edhe këtë vit po bojkoton samitin e Kroacisë, që po zhvillohet këto ditë, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, që përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA