Shefja e re e FMN-së, Christine Lagarde e ka nisur punën me një vendim ndihme për Greqinë.
Një fond prej 3,2 miliardë eurosh do të lëvrohet për shtetin helen, në mënyrë që Athina të arrijë t’i bëjë ballë afateve të borxhit që skadojnë këtë muaj.
Shuma është vetëm një fraksion i paketës prej 110 miliardë eurosh të krijuar vitin që shkoi nga FMN dhe Bashkimi Europian pikërisht për të ndihmuar Greqinë e bashkë me të, e bashkë me të, edhe vetë zonën e euros.
Lëvizja e Fondit Monetar në fakt nuk ishte e papritur.
Javën e kaluar, ministrat e Financave të eurozonës patën vendosur zhbllokimin e një pjesë të shumës së ndarë për Athinën.
Sipas Lagarde, programi i masave i qeverisë greke ka filluar të japë rezultat.
Defiçiti, thotë drejtuesja e re e FMN-së është drejt reduktimit, ekonomia po riekuilibrohet dhe konkurenca është duke u përmirësuar gradualisht.
Megjithatë, ekzekutivi grek ka ende shumë punë për të bërë, shton ajo.
Lipsen reforma strukturore, ndërsa edhe sfidat politike për t’u përballuar nga ana tjetër, janë të mëdha.
Të enjten në konferencën e parë për shtyp që prej marrjes së postit, Lagarde u zotua të impenjohet për të ndihmuar akoma me shumë ekonomitë në zhvillim dhe për largimin e krizës financiare nga eurozona.
Top Channel