Fitime në tregun e naftës dhe gazit

09/07/2011 08:35

Pas 20 vjet shfrytëzimi pa kriter të puseve të naftës dhe gazit, qeveria kujtohet të vendosë një rregullore të re për kontrollin e kompanive private dhe shtetërore.

Tregu i nxjerrjes së naftës dhe gazit kap vlera afër gjysmë miliardi dollarë, ndërsa arkëtimet e shtetit shqiptar nga ky sektor nuk janë bërë kurrë të ditura.

Janë të paktat rastet kur Ministria e Ekonomisë apo strukturat e saj kanë raportuar për marrëveshjet që lidhin me kompanitë private të huaja për shfrytëzimin e tokës shqiptare për naftë dhe gaz, sikurse nuk dihet sa përfiton shteti nga këto marrëveshje.

Për të marrë situatën nën kontroll, ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, ka prezantuar dje draftin për “Rregulloren për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”, e cila do t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave.

Nafta dhe gazi përbëjnë aktualisht kontributin kryesor në bilancin energjetik të vendit (rreth 60% të totalit të konsumit energjetik në vend), për këtë arsye ministri ka kërkuar kujdes për miradministrimin dhe përdorimin me eficencë të tyre.

Aktualisht prodhimi i naftës në vendin tonë ka ardhur vazhdimisht në rritje këto 10 vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA