Festivali i Venecias, caktohet juria

09/07/2011 12:00

U caktua dje juria ndërkombëtare e Konkursit të Festivalit të 68-të Ndërkombëtar të Artit Kinematografik të Venecias

Juria do të drejtohet nga regjisori, producenti dhe skenaristi amerikan Darren Aronofsky, i njohur me filmin “Black Swan”.

Në të do të bëjnë gjithashtu pjesë artistja dhe regjisorja finlandeze Eija Liisa Ahtila, kompozitori britanik David Byrne, regjisori amerikan Todd Haynes, ai francez Andre Techine, italiani Mario Martone dhe aktorja Alba Rohrwacher.

Në mbrëmjen finale të festivalit, që do të mbahet nga data 31 gusht-10 shtator, juria do të japë cmimet zyrtare që janë:

Luani i Artë për filmin më të mirë; Luanin e Argjendtë për regjinë më të mirë; Cmimin Special të Jurisë; Kupën Volpi për aktorin dhe aktoren më të mirë; Cmimin Marcello Mastroianni për aktorët më të mirë në fillimet e karierës; dhe Cmimin Osella për kontributin më të mirë teknik dhe për skenarin më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA