Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Pieter Feith ka thënë se
nuk është administrator i Kosovës i llojit të UNMIK-ut dhe nuk ka qenë
as nuk është detyrë e tij qeverisja e Kosovës.
Gjatë një interviste për gazetën “Koha Ditore” ka thënë se për cdo veprim në Kosovë përgjegjësinë e mban vete Qeveria e Kosovës, dhe se puna e tij nuk është e as nuk ka qenë konsultimi dhe menaxhimi i detyrave ditore të Qeverisë.
“Këtë ndoshta e bëjnë ambasadorët, por jo unë” është shprehur shefi i ICO-s.Ndërsa, duke folur për kontratën nërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bechtel Enka-s, për autostradën nga Vërmica në Merdare, Feith ka thënë se nuk e parë asnjëherë. Ndërsa kur është pyetur “pse?”, ai ka thënë që për këtë“pyeteni ambasadën amerikane”.
Në anën tjetër, z. Feith, është shprehur se nuk ndihet i shqetësuar me asnjë veprim që e ka ndërmarrë ose nuk e ka ndërmarrëe deri më tani, qe kur ndodhet në Kosovë, si mbikqyrës i pavarësisë.
Top Channel