Nënsekretari amerikan i Shtetit për Cështjet Politike, William Burns i
ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë realitetin e ri të krijuar në
Kosovë.

Duke folur nga Dubrovniku, në kuadër të samitit të Kroacisë, Burns ka përshëndetur marrëveshjet e para të arritura mes palëve në bisedime.

“SHBA përshëndesin dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE, si dhe marrëveshjet e arritura në të”, ka deklaruar Burns.

Në samitin e gjashtë të Kroacisë po marrin pjesë përfaqësues të vendeve të Evropës juglindore, si dhe përfaqësues të vendeve të BE.

Serbia, për shkak të pranisë së kryeministrit kosovar Hashim Thaci, e ka bojkotuar këtë samit, ashtu sikurse ka bërë me takimet e mëparshme në nivel evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA