Bulqizë, tjetër protestë e minatorëve

09/07/2011 10:40

Minatorët e Bulqizës kanë protestuar sërish sot në qendër të qytetit, për të kërkuar plotësimin e kushteve të tyre të punës.

Protesta ka pak momente që ka përfunduar dhe gjatë mbajtjes së saj minatorët kanë paralajmëruar se javën e ardhshme mund të hyjnë në grevë urie.

Aktualisht protesta po zhvendoset përpara selisë së kompanisë që administron minierën e kromit.

Minatorët kërkojnë kushte më të mira në punë, rritjen e rrogës, uljen e moshës së pensionit dhe disa kushte të tjera.

Ditën e djeshme kryetari i sindikatës së minatorëve, Kol Nikolla zhvilloi një takim me numrin 2 të Ministrisë së Ekonomisë, takim që përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA