Vlorë, hetim për fyerjet ndaj Pollos

08/07/2011 09:00

Dy të rinj nga Vlora janë marrë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Vlorës, për vendosjen e parullave fyese gjatë ndeshjes së futbollit mes Flamurtarit dhe ekipit malazes Buducnost.

Të rinjtë kishin vendosur parulla kundër regjistrimit të popullsisë dhe kundër ministrit Genc Pollo. Sipas policisë, në mjediset e stadiumit, përpara fillimit të ndeshjes janë hapur dy parulla me mbishkrime fyese.

Nga ndërhyrja e punonjësve të policisë janë hequr parullat përkatëse, si dhe janë pyetur personat përgjegjës. Gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk janë vërejtur parulla të tjera dhe ndeshja është zhvilluar normalisht.

Materialet proceduriale do t’i referohen prokurorisë së rrethit gjyqësor Vlorë për veprën penale të “fyerjes”, parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA