Raportuesi i KiE, Dick Marty nuk do të vizitojë Serbinë, sic ishte paralajmëruar më parë nga disa zyrtarë të Këshillit të Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Neil Simon.

Vizita e Marty në Beograd ishte paralajmëruar për të marrë pjesë në debatin mbi rezolutën serbe për hetimin e trafikut të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkohë, mediat kosovare njoftuan të mërkurën se hetimet mbi trafikun e prezumuar të organeve do të drejtohen nga një prokuror evropian.

Top Channel