Një 40 vjecar nga Tirana u mor peng nga katër persona për shkak të një borxhi prej 15 mijë eurosh. (UPDATE)
Sajmir Shenjtari, i cili zotëronte një pikë bastesh në zonën e quajtur “Profarma” në Tiranë, u mor peng rreth ores 17:00 nga katër persona që udhëtonin me një automjet i markës Mitsubishi me targa të huaja.
Pengmarrja është realizuar nën kërcënimin e armës. Pas marrjes së këtij informacioni policia u vu në ndjekje të autorëve të krimit të rëndë, që mendohej se ishin drejtuar për nga Mali i Dajtit.
Policia ngriti postblloqe në të gjitha rrugët dytësore dhe kryesore që të cojnë në Dajt por nuk arriti dot të gjejë makinën me të cilën u mor peng Sajmir Shenjtari.
Pas dy orësh pengu u gjet në afërsi të pallateve të zonës së quajtur “Fresku” në një gjendje të traumatizuar, por pa dëmtime serioze për shëndetin e tij.
Policia tha se autorët e dyshuar të këtij krimi janë të identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.
Top Channel