Thaci në samitin e Kroacisë
08/07/2011 10:55
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, po qëndron në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë në samitin e Kroacisë.
Gjatë qëndrimit në këtë vend, Thaci pritet të zhvillojë takime me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipovic dhe me kryeministren Jadranka Kosor.
Sipas zyrës së shtypit të qeverisë kosovare, kryeministri do të zhvillojë gjithashtu takime me pjesëmarrës të tjerë në këtë samit.
Në këtë eveniment do të jenë të pranishëm përfaqësues të vendeve anëtare të BE, si dhe të vendeve të rajonit.
Top Channel